Kërkimi mbrojtje kur hyn në WC

📌Kërkimi mbrojtje kur (don) të hysh në banjo [sh., WC etj].

1. ‘Alij ka thënë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:“Perdja (ndarëse) në mes Xhinit dhe ‘auretit [sh., pjesëve të turpshme] të bijve të Ademit kur ai të hyjë në banjo, është që ai të thotë:

بِسْمِ اللّهِ (Bismil-Lahi)

📚Ibn Maxhe (297). E ka saktësuar (bërë Sahih) shejkh el-Albanij.

2. Enes Ibn Malik ka thënë: Ishte i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – që, kur hynte në banjo, ai thoshte:

«اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الخُبُثِ وَالخَبَائِثِ»

[O Allah kërkojë mbrojtje në Ty nga el-Khubuthi dhe el-Khabaaithi (shejtanët meshkuj e femra) – Allahumme innij e’udhu bike minel-Khubuthi uel-Khabaaithi]. 📚El-Bukharijj, et-Tirmidhij (6), ibn Maxhe (298).

Shu’beh ka thënë:“Kur ai vjen (afrohet) për në banjo…“, dhe Musa ka përcjellë nga Hamaad:“Kur ai të hyj…“, dhe Se’id bin Zejd ka thënë: ‘Abdul-‘Aziz na ka rrëfyer neve:“Kur ai don të hyjë…“.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/Selefi

Leave a comment